Shaga Design Academy

Ne Ju ofrojmë zgjidhje për të përmbushur nevojat Tuaja duke përdorur software-t më të sofistikuar të cilët janë të aftë të dizenjojnë imazhe të projektit Tuaj në tredimensional me programin  e fundit 3DMAX.

KENI PYETJE? NE KEMI PERGJIGJET!

#PyetShagaDesign
Ke dilema per dekorimin e shtepise? Stafi yne i arkitekteve do ju ktheje pergjigje profesionale per menyra si mund te jetoni me mire.

PYETJA: Kam shtepine e re por nuk kemi filluar akoma nga rregullimi do tju lutesha nese me jepni ndonje ide ne lidhje me sallonin i cili ne te ka dhe ambjentin e gatimit permasat jane 7m i gjate dhe 5m i gjere. Do ju lutesha te me jepnit dhe nje ide per dhomen e gjumit me permasa 5m me 3m?Faleminderit!

PERGJIGJA: Patjeter qe edhe dhomat e mëdha kanë sfidat e tyre në mobilim e arredim. Për t’ju cuar në rrugë të mbarë sigurisht që arktitektët tanë ju ftojnë të zhvilloni një takim ku ata do njohim më mirë hapësirat, stilin tuaj, preferencat, kërkesat por edhe mundësitë tuaja. Kjo sepse primar për ne është konforti juaj dhe që shtëpia të jetë një pasqyrim stilit tuaj të jetës.
Për këtë pyetje, dhuratë nga arkitektët tanë vijnë dy projekte dhe për t'ju treguar që keni mundësi pafund zgjdhje jua kemi projektuar dhomën e gjumit në stilin modern dhe sallonin në stil të ndërthururur

Salloni 7m x 5 m, me kuzhinë të inkorporuar.

Ambjenti I gatimit është I zonuar dhe I ndarë nga zona e ndenjes. Kemi një ndërthurje të tradicionales me stilin modern.
Kjo shihet tek përfshirja e këndit të zjarrit. Është shfrytëzuar në maksimum paneli ndarës për të bërë stivosjen e druve të zjarrit. Kuzhina e duhur do të ishte e stilit modern me tonalitete të lehta. Në ambjente të mbyllura këto tonalitete janë shumë konfort.

____________________________________________________________________________________________________

Dhomë gjumi: permasa 5m me 3m.

Stili kontemporan. Krijimi I një ambjenti relaksues. Tonalitete të qeta e përdorim I ndriçimit të fshehur. Në fund është pozicionuar këndi I leximit që ofron intimitet në shfrytëzimin e hapësirës.

PYETJA: Femijet e mi kane nje dhome shume te ngushte. E kam shume problem qe ata te dy nuk mund ta perdorin dhomen per te luajtur ose ndenjur. Krevatet dhe dollapi zene gjithe hapesiren. Permasat e dhomes jane: 3.90m me 3m. Ndonje keshille per mobilim? Fotot do na ndihmonin shume.

PERGJIGJE: Për të të ndihmuar, ia kaluam pyetjen tuaj, stafit të arkitektëve. “Përmasat janë shumë të vogla, por sigurisht që për fëmijët tuaj mund të krijohet hapësira që ata meritojnë.” Ishtë gjëja e parë që thanë arkitektët. Ata i kaluan në programet e tyre përmasat e dhomës së fëmijëve tuaj dhe ju propozojnë një mobilim si në projektin e shfaqur në foto. Në projektin që këmi për dhomën tuaj të fëmijëve 3.00 m x 3.90 m: “Tipari themelor është se është shfrytëzuar pjesa e sipërme e ambjentit. Kjo duke vënë dollapet mbi kokat e krevateve. Volumet e dollapeve janë të sfazuara qe te mos behen mbytese për fëmijët në pjesën e kokës së krevateve. Gjithashtu krevatet janë zgjedhur në mënyrë të tillë që lejojnë edhe dy fëmijë të rrijnë me komoditet. Pra, kjo dhomë mund t’i përkasë me komoditet deri katër fëmijëve. Ngjyrat e përdorura janë të çelëta në mënyrë që të krijohet ideja e hapësirës. Tavani bojqiell dhe tapeti me pafundësi ngjyrash për të nxitur lojën mes fëmijëve. Këndi i librarisë dhe i studimit është pozicionuar në pjesën fundore të dhomës përballë krevatit me perspektivë për të vendosur edhe TV nga ku këndet e shikimit janë të favorshme.”

Dergoni pyetjet tuaja!

Ne Facebook, Twitter ose Pinterest beni hashtag #shagadesign dhe beni pyetjet tuaja ne komente (bonus ekstra ne pergjigje: pyetjet me foto)